Transmetuar më 12-06-2019, 22:35

Gjigandët e Real Madridit vijojnë të jenë aktivë në merkato për sezonin e ardhshëm.

Ata së fundmi kanë zyrtarizuar blerjen e tretë.

Pas Nikola Jovic dhe Eden Hazard, Real Madrid ka ka siguruar një tjetër lojtar të ri dhe të talentuar.

Bëhet fjalë për Ferland Mendy, i cili është blerë nga Lyon për 48 milionë euro, plus 5 milionë bonuse.

Madrilenët kanë nënshkruar një kontratë deri në vitin 2025 me mbrojtësin francez.

Me sa duket madrilenët kërkojnë të rikthehen sërish në majat botërore pas një rënieje gjatë sezonit që lamë pas./a.k/noa.al/