Transmetuar më 12-06-2019, 22:18

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i ka munguar festimeve të Partisë Socialiste por kjo nuk e ka penguar të ndajë një urim me rastin e 28-vjetorit të formimit të kësaj force politike.

Tahiri kujton njerëzit e thjeshtë të PS-së, ndëra thotë se “ne të tjerët edhe kemi gabuar”.

Urimin, Tahiri e a bërë nëpërmjet një postimi në Facebook, ku tregon se kush janë njerëzit që nuk kanë gabuar asnjëherë.

“E njeh Noren, po ke shkelur te pakten nje here ne pragun e PS! Te pershendet e perqafon me dashuri, sic ka bere me mua cdo here, qe shume vjet me pare.

Socialiste e thjeshte nga ato qe opozite a pushtet qofshin te tjeret, nuk i ben asnje dallim.

Si Nora, eshte Tasha, Ida, Teuta, Dhurata, Haxhiu i ndjere, e shume te tjere qe kane qene e jane te zotet e shtepise ne seline e PS, ne cdo dite e date! Bashke me mijra njerez te tjere qe te PS kane pare forcen e shpirtit per te ardhmen e femijeve.

Ne te tjeret edhe kemi gabuar, keta jo! Kurre!

Gezuar per ju, e per gjithe njerezit qe duan Shqiperine!”-/a.k/noa.al/