Në një takim elektoral në Lushnje, kryeministri Edi Rama tha se paraardhësi i tij, Sali Berisha i trembet reformës në drejtësi sipas tij, si si djalli temjanit.
“Të jeni të sigurt se më gjumë në sy nuk vë dot ai që i trembet si djalli temjanit reformës në drejtësi”, tha Rama.
Sipas Ramës, në protestë kundër qeverisë së tij nuk janë shumë njerëz, por 4 figura politike, kredemokrati Lulzim Basha, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ish-kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta.
Për Metën Rama tha:
“I katërti doli vetë siç del zakonisht në këto rast me zë dhe figurë, bëri atë shfajqje për të ardhur keq…A mund ta thoni çfarë borxhi i kemi një njeriu që pa mbushur 50 vjeç është bërë kryetar partie, kryeministër e president, e nuk e zë vendi pa futur shkopinj nën rrota e pa hedhur gurin e fshehur dorën, e në fund doli vetë edhe gur edhe dorë”, tha Rama.
I bindur për zhvillimin e zgjedhjeve më 30 qershor, Rama shtoi se, “pas 30 qershorit kokat e kuçedrës do hanë njëra-tjetrën”./a.k/noa.al/