Përfundon takimi i Presidentit me partitë opozitare, Shehi: Aksioni ynë, përtej ditës së zgjedhjeve
Transmetuar më 12-06-2019, 20:07

Rreth 40 minuta zgjati takimi i Presidentit Meta me partitë e vogla opozitare përsa i përket caktimit të një date për zgjedhjet.

Në përfundim, kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi tha se kjo është një përpjekje pozitive e kreut të shtetit për të zgjidhur këtë situatë problematike.

Por nuk ngurroi të thotë se aksioni opozitar shkon përtej datës së zgjedhjeve, duke lënë të kuptohet se pikë së pari është largimi i Kryeministrit Rama.

“Funksioni opozitar është përtej caktimit të datës zgjedhore. Ne gjykojmë që aksioni opozitar nuk mund të reduktohet vetëm në këtë situatën e ditës së zgjedhjeve. Ne gjykojmë që data e zgjedhjeve duhet të jetë derivat i një analize tjetër.

Çfarë do të bëjmë deri në ditën e zgjedhjeve për t’i bërë zgjedhjet e pranueshme nga pikëpamja e pretendimeve tona.

Ne gjykojmë që dita e zgjedhjeve  do të derivojë nga mundësia e një marrëveshje të madhe politike në të cilën të merren në konsideratë pretendimet opozitare për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme.”, tha Shehi. /k.k/noa.al/

Loading...
loading...
Loading...