Paloka ofendon anëtarin e Bundestagut: Një Tao që flet gjermanisht
Transmetuar më 12-06-2019, 16:24

Në kuadër të një turi rajonal, ditën e sotme në Shqipëri ka mbërritur një delegacion gjerman. Gjatë një konference për shtyp, Josip Juratoviç, anëtar i Bundestagut u shpreh se fajin që shqipëtarët ikin nga Shqipëria e ka opozita, e cila ka dalë nga Parlamenti.

Pas kësaj deklarate ka reaguar ish-deputeti i PD-së, Edi Paloka, i cili në një postim në Facebook, e ka cilësuar kryetarin e delegacionit gjerman, si një të ftuar të kreut parlamentar, Taulant Balla.

Paloka e ka krahasuar gjithashtu me këtë të fundit, duke e quajtur ‘Tao që flet gjermanisht’.

“Sapo dëgjova nga një i ftuar i Tao Pallës që fliska gjermanisht se “fajin që ikin shqiptarwt nga Shqipëria e ka opozita që ka dalë nga Parlamenti…”.

Dikush nga gazetarët donte ta pyeste : a e lexon Bildin ky Tao që flet gjermanisht. Po siç thanw gazetarët e pranishëm edhe mikrofonin dhe të drejtwn për pyetje e jepte një Tao tjetër…”, shkruan Paloka.

Loading...
loading...
Loading...