Stresi uron babanë dhe Lulzim Bashën, jep mesazh të fortë nga burgu
Transmetuar më 12-06-2019, 16:11

Reperi i njohur “Stresi”, që prej disa muajsh ndodhet në paraburgim, ia ka arritur që të urojë edhe nga qelia dy njerëz të rëndësishëm për të, me rastin e ditëlindjes.

Stresi uron babanë e tij Sali Lushaj dhe kreun demokrat Lulzim Basha për ditëlindjet, që i kanë sot.

Arkimed Lushaj ka lëshuar edhe një mesazh të fortë për kryetarin e PD Basha, duke i thënë që mos të dorëzohet.

“Sot dy persona të rëndësishëm festojnë ditëlindjen. Ju uroj gjithë të mirat. Gëzuar dhe mos u dorëzo”, shkruan Stresi përbri një fotoje ku shfaqet i ati dhe kreu I PD-së Basha.

Kujtojmë se reperi Stresi u arrestua pak kohë me parë me kokainë dhe armë, ndërsa vetë ai pretendon se arresti është politik./b.l/noa.al/

Loading...
loading...
Loading...