Transmetuar më 12-06-2019, 14:41

Një infermiere është arrestuar nga policia e dyshuar si përgjegjëse për vdekjen e tetë foshnjave.

Lucy Letby, 28 vjeçe, u arrestua në korrik të vitit 2018, pas dyshimeve për vdekjen e disa fëmijëve në ‘Chester Hospital’ të Anglisë.

Më tej ajo u la e lirë, për tu arrestuar sërish këtë të hënë, pas provave të reja në ngarkim të saj. Gruaja akuzohet se ka tentuar të vrasë tre fëmijë dhe se ka vrarë tetë të tjerë.

Mes viteve 2015 dhe 2016 më spitalin ku ajo punonte u regjistruan 15 vdekje të dyshimta fëmijësh, duke bërë që të nisin hetimet.

Që të gjithë fëmijët gjetën vdekjen në rrethana të mistershme dhe aspak të qarta, pa pasur patologji të dukshme.

Vogëlushët përkeqësoheshin krejt papritmas dhe nuk e merrnin më veten, shkruan noa.al.

Hetimet e policisë ngjallën dyshimet për infermieren Letby e cila kujdesej për ta, duke bërë që të vihet në pranga. /a.y/noa.al