Transmetuar më 12-06-2019, 14:37

Përfaqësuesit e delegoacionit  gjerman gjatë vizitës në Tiranë në një konferencë për mediat theksuan se rajoni i Gadishullit Ballkanik dhe konkretisht Shqipëria, është pjesë e oborrit të saj dhe si e tillë duhet të jetë brenda unionit.

“Shqipëria dhe i gjithë rajonin, parë në kuptimin e gjeopolitikës është oborri i BE dhe si i tillë në gjykojmë që ai të jetë pjesë e BE.  Ndaj do të ishte e domosdoshme, që bashkëpunimi parlamentar duhet të bashkëpunojë në mënyrën më të mirë të mundshme. Për mua si njeri që udhëhiqet  nga parimet demokratike, demokracia është një proces vlerash. Është e rëndësishme demokratizimi i shoqërisë civile. Për këtë arsye, dëshiroj të përsëris se marrëdhëniet mes parlamenteve  në rajon dhe sferës së politikës për Gjermaninë janë shumë të rëndësishme”-tha një nga përfaqësuesit e delegacionit gjerman.

Ai foli edhe për situatën politike në Shqipëri dhe zgjedhjet, duke ritheksuar se është Kushtetua ajo që përcakton se kur duhet të mbahet ky proces zgjedhor.  Por a është realisht një krizë politike kjo që po kalon Shqipëri? Zyrtari gjerman theksoi se këtë do të përcaktojë koha.

“Janë punë të brendshme të vendit. Por, kam kuptuar se ky vend ka një Kushtetutë dhe Kushtetuta është baza e një vendi. Në Gjermani Kushtetuta vlen si baza dhe për këtë arsye kam besim te ajo që përcakton Kushtetuta. Nëse Kushtetuta parash që zgjedhjet duhet të zhvillohen në një moment të caktuar, ato duhet të zhvillohen në këtë moment. Sepse vetëm në këtë mënyrë, vetëm duke u bazuar në Kushtetutë… Dhe unë konsideroj që demokracia përfaqësuese në formatin e parlamentit është organi më i lartë demokratik.

Zgjedhjet përfaqëson konkurrencën mes partive politike. Secila parti ka të drejtën e saj për të marrë pjesë ose jo, do të jenë zgjedhësit se cfarë është bërë mirë apo keq. Zgjedhësit në Shqipëri dhe shoqëria është e informuar mirë se cfarë do apo nuk do dikush. Situata aktuale do të luajë një rol në vendimmarrjen e Këshillit dhe duke qenë se në pjesën më të madhe të vendeve të BE-së janë parlamentet që vendosin. Jo të gjithë qytetarët në BE janë entuziastë për zgjerimin e unionit. Kush pengon procesin e integrimit pengon ata që besojnë në vlerat demokratike”, tha Josip Juratovic./b.l/noa.al/