28 vjetori, Bushati: PS pasuri kombëtare e shqiptarëve, pergjegjësi për gjeneratën e re
Transmetuar më 12-06-2019, 13:14

Ish-ministri i jashtëm Ditmir Bushati, përmes një postimi në facebook, vlerëson forcën politike ku bën pjesë si pasuri kombëtare e të gjithë shqiptarëve sepse ajo është e vetmja forcë politike që ka pësuar transformim të natyrshëm që nga themelimi i saj.

“Progresiste në frymë, perëndimore në mbrujtje dhe patriotike në formim, Partia Socialiste mbetet sot e vetmja alternativë serioze për drejtimin e vendit tonë. Por, procesi i evolucionit në mënyrë të pashmangshme ka edhe deformime apo frenime të mundshme, nga të cilat duhet të ruhemi, që përparimi të mos kthehet në vendnumërim, shpresa të mos kthehet në dëshpërim dhe e ardhmja e shqiptarëve të mos jetë jashtë, por brenda vendit.

Garancia më e mirë për këtë është familja e madhe socialiste, kjo shumicë e heshtur, shpesh e harruar, por e padiskutueshme e këtij vendi, e cila gjithmonë ka treguar që është forcë shtytëse e progresit”, shkruan Bushati.

Mw tej ai thekson se Partia Socialiste i ka të gjitha mundësitë, kontributin dhe eksperiencën e trashëguar që nga themeluesit e saj, sikundër burimet e pashtershme njerëzore që të hyjë në historinë e pluralizmit shqiptar si forcë politike e cila qeveris për të gjithë, që shtet-bërjen e konsideron mision në bashkëpunim me të gjithë shqiptarët, dhe premtimet nuk i ka për të përcjellë, por për të përgatitur një të ardhme të denjë për shqiptarët./b.l/noa.al/

Loading...
loading...
Loading...