Loja erotike me pistoletë përfundon keq, 24-vjeçarja vdes në dhomën e gjumit
Transmetuar më 12-06-2019, 12:58

Një lojë erotike shumë e rrezikshme përfundoi në tragjedi Andreë Charles Shinault, 23 vjeç, qëlloi aksidentalisht me pistoletë Paloma Williams, 24 vjeçe, teksa po bënin seks.

Dy të rinjtë e përdorën armën si lojë seksuale, por gjatë lëvizjeve të tyre ishte lëvizur siguresa, duke bërë që të shkrepet arma dhe e reja të mbetet e vdekur.

Çifti fundjavën e lënë pas ndodheshin në shtëpinë e tij në Valico, të Florida, SHBA. Dy të rinjtë ishin lidhur prej disa javësh dhe ishin shumë pasionant.

23-vjeçari tha në polici se kishin vendosur që të bënin një lojë erotike me pistoletë, pa i menduar pasojat që mund të vinin, gjithçka pasi siguresa lëvizi.

Paloma u plagos në kraharor dhe u dërgua me urgjencë në spital, por për shkak të gjendjes së rëndë, ndërroi jetë pak orë më vonë. Rezulton se para aktit që të dy të rinjtë kishin përdorur ekstazi, shkruan noa.al.

Megjithatë policia po heton për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, pasi pista e lëvizjes së siguresës duket e dyshimtë. /a.y/noa.al

Loading...
loading...
Loading...