Dashuria me shikim të parë? Nuk ekziston, Kupido ka nevojë për katër tentativa
Transmetuar më 12-06-2019, 12:10

Nëse portieri troket dy herë, Kupido mund të arrijë tek trokitja e katërt.

Gjithë ata që besojnë tek dashuria me shikim të parë, tashmë duhet të rimendohen.

Bazuar në një eksperiment të kryer nga një grup shkencëtarësh amerikanë të ‘Hamilton College’, goditja e rrufesë nuk është e vetmja mënyrë për të gjetur partnerin/en, e jetës.

Teoria e studiuesve është për më shumë kohë, pasi sa më shumë shihet, aq më shumë pëlqehet dhe kështu ndoshta nëse në takimin e dytë i njëjti person ju pëlqen, në të tretin do iu duket më i mirë dhe në të katërtin vjen entuziazmi.

Në këtë përfundim u arrit pasi u mbajtën nën vëzhgim 22 të rinj, djem dhe vajza, të pa lidhur. Studiuesit iu treguan atyre një sërë fotografish me fytyrat e gjinive të kundërta.

Gjatë vëzhgimit të fotove, aktiviteti cerebral i pjesëmarrësve regjistrohet, shkruan noa.al.

Kështu rezultoi se në herën e katërt të të parit, pëlqimi ishte më i madh. /a.y/noa.al

Loading...
loading...
Loading...