Transmetuar më 12-06-2019, 11:53
Foto ilustruese

Një minator ka humbur jetën në punë, në Librazhd, paraditen e kësaj të mërkure.

Ngjarja e rëndë ndodhi teksa minatori Hiqmet Verçani, 52 vjeç, u aksidentua me makinën e punës.

Bëhet me dije se viktima ndërroi jetë pasi u aksidentua me makineri të punës, teksa punonte në një minierë.

Pavarësisht tentativave për ti ardhur në ndihmë, dëmtimet e marra rezultuan fatale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al