Padi ndaj shtetit, Durim Bami kërkon 8.4 milionë lekë dëmshpërblim
Transmetuar më 12-06-2019, 10:39

Durim Bami personi i dënuar për kallëzim të rremë ndaj atentatit të deputetit Tom Doshi kërkon nga shteti dëmshpërblim për burgim të padrejtë.

ReportTv ka siguruar kërkesën e Durim Bamit i cili thotë se ka qëndruar plot 839 ditë në masë sigurie arrest në shtëpi padrejtësisht kur nga gjykata ai është dënuar 8 muaj.

Siç mund të shihni në faksimile paditësi Durim Bami kërkon nga gjykata të pranojë kërkesën për vuajtjen e padrejtë të masës së sigurisë “arrest në shtëpi” për 2 vjet e 5 muaj e 19 ditë.

Kjo padi tashmë është regjistrua në gjykatën administrative tiranë dhe pritet që kjo gjykatë të vendos nëse do e pranojë apo jo.

Nisur nga kronologjia e proceseve të ngjashme në rast të masave apo dënimeve më tepër apo padrejtësisht gjykata administrative automatikisht ka shpërblyer paditësit.

Sipas ligjit kompensimi financiar në padit për burgime të padrejta dëmshpërblehen me 2 mijë lekë për një ditë burgim dhe 3 mijë lekë për një ditë paraburgim dhe 1 mijë lekë për masën e sigurisë arrest në shtëpi.

Durim Bami u arrestua në 3 mars 2015, dhe në 6 mars krimet e rënda caktuan ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg për akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese.

Kjo akuzë ra dhe më pas gjykata e Tiranës me vendim të datës 8.5.2015 caktoi ndaj tij arrest në shtëpi për akuzën e kallëzimit të rremë.

Por hetimet për këtë dosje ku u përfshi Doshi, Mark Frroku, Durim Bami dhe dëshmuan të gjithë zyrtarët më të lartë të vendit zgjatën për disa vite dhe vetëm në 2018 drejtësia shqiptare dha një verdikt.

Në 4 prill 2018 Durim Bami u dënua për kallëzim të rremë me 1 vit, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ajo u reduktua në 8 muaj dhe për shkak se dënimi ishte më i vogël se masa e sigurisë në kohëzgjatje ajo u shua dhe ndaj Bamit s’ka asnjë dënim në fuqi.

Loading...
loading...
Loading...