Pjeshkët, njihuni me vetitë e frutit aq të shijshëm
Transmetuar më 12-06-2019, 10:27

Pjeshka është një prej frutave më të shijshme, e ëmbël dhe me lëng, freskuese dhe e pasur me shumë veti. Kjo edhe prej faktit se pema e pjeshkës iu reziston temperaturave shumë të ulëta, por edhe shumë të larta mbi 40 gradë.

Pjeshkat janë hidratuese dhe pastruese, pasi përmbajnë 90% ujë. Bëhet fjalë për një frut kalorik, pasi në 100 gramë, gjenden 39 kalori, si dhe kanë përqindje të madhe sheqeri.

Pjeshkët përmbajnë 0.8% proteina, 0.2% yndyra, 7.8% sheqer, 2.7% fibra. Përmbajnë minerale si potasi, hekuri, kalciumi, fosfori, magnezi, seleni. Gjithashtu kanë vitamina C, A, E, K, J, PP dhe folate në lëkurë. Fibrat që gjenden tek pjeshkat, përmirësojnë aktivitetin tretës, duke luftuar kapsllëkun.

Ndërsa përqendrimi i vitaminës C, përforcon sistemin imuninitar, duke forcuar kockat dhe duke përmirësuar absorbimin e hekurit në gjak. Po ashtu beta-karotena që përmban pjeshka ndihmon lëkurën, duke luftuar rrudhat dhe plakjen e saj, shkruan noa.al.

Jo më kot, pjeshkat përdoren për të bërë maska bukurie dhe kremra të ndryshëm,

Po ashtu fenolet që përmbajnë, luftojnë kolesterolin e keq, duke rritur kolesterolin e mirë (HDL). Ndër të tjera tuli i pjeshkës dhe cipa e saj, luftojnë radikalet e lira. /a.y/noa.al

Loading...
loading...
Loading...