Transmetuar më 12-06-2019, 10:12

Një klient në një lokal, në momentin që kërkoi llogarinë e asaj që konsumoi, e gjeti veten me një faturë shtesë prej 10 euro, për shkak se ishte mbipeshë dhe ishte cilësuar si “çarës koke”.

Një ngjarje e cila bëri bujë! Gjithçka ndodhi në ‘Taberna Eguzki’, një bar në Bermeo, në Spanjë. Mund të cilësohet fare mirë skandal, duke parë trajtimin për klientin, por në të vërtetë është krejt ndryshe.

Bëhet fjalë për një shaka të të zotit të lokalit dhe punonjësve të tij ndaj një klienti të rregullt dhe mik me të gjithë stafin.

Mediat vendase kanë publikuar faturën ku shkruhet “10 euro se na çave trapin”.

Anka Paduriano, një nga baristet deklaroi se, “Klienti ynë pagoi për mbipeshën dhe u argëtua shumë. Këtu kështu bëjmë, na pëlqen shumë që të bëjmë shaka dhe klientët argëtohen me ne”.

Vajza ishte dhe ideatorja e shakasë, ndërsa shton se pas kësaj ngjarje, në lokal u shtuan klientët, të cilët u kuriozuan për atë që ndodhte. /a.y/noa.al