Transmetuar më 12-06-2019, 09:38

Dy doganierë janë vënë në prangat e policisë së Kukësit, pasi lejuan kalimin e mallrave kontrabandë dhe krahas tyre edhe një person tjetër.

Kështu gjatë së martës u bë arrestimi i G.Sh., 29 vjeç, banues në Shtiqen, Kukës dhe dy doganierët e pikës kufitare të Morinës, H. B., 59 vjeç, banues në Tiranë dhe B. V., 47 vjeç, banues në Kukës.

Arrestimi i G. Sh., u bë pasi, në aksin rrugor Morinë- Kukës, është ndaluar automjeti tip “Iveko” fugon mallrash, i drejtuar prej tij, i cili kishte të ngarkuara 267 pako lëndë plastike, materiale ndërtimi, pa dokumente shoqëruese.

Pas hetimeve të kryera rezultoi se i dyshuari ka hyrë nga Pika e Kalimit Kufitar Morinë, pa kryer detyrimet doganore.

Ndërkohë arrestimi i H. B., dhe B. V., u bë pasi, duke qenë në detyrë, nuk kanë kryer veprimet për zhdoganimin e mallit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti së bashku me mallin.

Ndaj të dyshuarve për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Kukësit, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”. /a.y/noa.al