Gruaja i heq parazitin maces por kafshohet prej tij, mbetet invalide
Transmetuar më 12-06-2019, 09:11

I hoqi një parazit maces që mbante në shtëpi, por mbeti invalide. Joanne Baskett, një 46-vjeçare angleze nga Swindon, nënë e tre fëmijëve, i hoqi parazitët maces me një pajisje specifike, por njëri prej tyre i kishte mbetur në dorë dhe e kafshoi.

Kështu për pasojë kafsha i shkaktoi një infeksion të rëndë të cilin gruaja dhe mjeku nuk e kuptuan menjëherë.

Pas kafshimit, gruaja pësoi një skuqje në vend, kështu mjeku i dha një mjekim.

Por pas disa ditësh Joanne, nisi të kishte temperaturë dhe simptoma gripi, ku u diagnostikua me sëmundjen e Lyme, një infeksion bakterial, i shkaktuar nga parazitët dhe që mund të shkaktojë pasoja të rënda.

Fatkeqësisht për gruan ishte shumë vonë, pasi sëmundja e la invalide për jetë dhe tashmë ajo nuk mund të ecë, nuk mund të ushqehet vetë de ka nevojë për një kujdestare që të kujdeset për të.

“Nëse do ishte zbuluar në kohë infeksioni, do mund të isha shëruar. Jam e shkatërruar”, thotë ajo, shkruan noa.al.

Një mundësi shërimi, mund të jetë me qeliza staminale, por shërbimi shëndetësor anglez nuk i mbulon për shkak të kostos së lartë dhe për këtë arsye ka nisur një fushatë online për mbledhje fondesh. /a.y/noa.al

Loading...
loading...
Loading...