Transmetuar më 12-06-2019, 08:09

Aktori i humorit Bes Kallaku ka deklaruar se së shpejti do të nxjerrë një film të ri të prodhuar nga “Loku Film”.

Bëhet fjalë për një komedi, lidhur me të cilën Besi shkruan, “Vjen së shpejti.

Një projekt që ka mbi dy vite me të cilin po punoj. Filmi: Falco. Zoti ju rujt ër ejj”.

Posterin e publikuar nga Besi e ka shpërndarë edhe Xhensila, duke i i uruar suksese të shoqit.

“Jam e bindur ne suksesin dhe finalizimin e çdo projekti tendin, aq me tepër këtij në te cilin kam qenë dëshmitare e çdo dite pune tënden. Mbare shpirt, me Zotin ne krah”, shkruan Xhensila. /a.y/noa.al