Fitorja e Shqipërisë, fjalët e trajnerit Reya pas suksesit ndaj Moldavisë
Transmetuar më 11-06-2019, 23:08

Kombëtarja shqiptare ka arritur të fitojë në ndeshjen e luajtur mbrëmjen e sotme përballë Moldavisë.

Takimi i luajtur në “Elbasan Arena”, i vlefshëm për grupin H, për kualifikueset e “Euro 2020”, përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të kuqezinjve.

Golat u shënuan nga Çikalleshi 66’ dhe Ramadani 90+3’.

Pas ndeshjes, trajneri Edy Reya, u shpreh i lumtur me këtë fitore:

“Padyshim, jam i lumtur me fitoren e parë. Pas Islandës u desh të rikuperonim dhe i’a arritëm me sukses. E rëndësishme është që fituam dhe tani gradualisht duhet të mendojmë për takimet e radhës,”-tha Reya./a.k/noa.al/

Loading...
loading...
Loading...