Pas Kosovës edhe Kombëtarja kuqezi lumturon shqiptarët, fitore përballë Moldavisë
Transmetuar më 11-06-2019, 22:43

Pas Kosovës, është Kombtarja shqiptare që ka gëzuar sërish shqiptarët.

Kombëtarja shqiptare ka arritur të fitojë në ndeshjen e luajtur mbrëmjen e sotme përballë Moldavisë.

Takimi i luajtur në “Elbasan Arena”, i vlefshëm për grupin H, për kualifikueset e “Euro 2020”, përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të kuqezinjve.

Pjesa e parë ishte e vakët dhe u mbyll me rrjeta të paprekura.

Të dy golat erdhën në 45-minutëshin e pjesës së dytë, pas futjes së dyshes Roshi-Çikalleshi në lojë, të cilët i dhanë tjetër ritëm dhe freski ndeshjes.

Golat u shënuan nga Çikalleshi 66’ dhe Ramadani 90+3’. 

Kujtojmë që për Ramadanin kjo ishte ndeshje debutuese për kuqezinjtë. 

Pas kësaj ndeshjeje, Shqipëria ka 6 pikë dhe pozicionohet në vendin e katërt në Grupin H./a.k/noa.al/

Loading...
loading...
Loading...