Transmetuar më 11-06-2019, 21:23

Një grabitës arriti të vjedhë rreth 8 mijë dollarë nga dy banka të ndryshme në Izrael.

Për të çuar deri në fund misionin e tij, ai përdori disa avokado dhe kërcënoi sikur ishte i armatosur me granata.

47-vjecari, identiteti i të cilit nuk dihet ende, hyri në një bankë në jug të qytetit Beersheba dhe i kërkonte arkëtares të rrinte me duar lart.

Kur punonjësja hezitoi, grabitësi e kërcënoi duke i thënë se kishte granatë në dorë dhe do ta shpërthente.

Më pas, ajo zbrazi arkën dhe i dha 4 mijë e 450 dollarë.

Pesë ditë më vonë, i njëjti person, u raportua duke hyrë në një bankë tjetër. Këtë herë doli me 3 mijë e 300 dollarë.

Kur u arrestua, policët zbuluan se “granata” që mbante, në fakt ishin. /k.k/noa.al/