Marrëveshje të fshehtë me Ramën? Basha flet për herë të parë
Transmetuar më 11-06-2019, 19:41

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, kryetari Lulzim Basha ka deklaruar se nuk ka negociata të fshehta mes tij dhe Kryministrit Edi Rama.

Ai mohoi se do ketë Pazar me të, ashtu sikunër hodhi poshtë çdo zë që flet për kanale të fshehta komunikimi mes tyre.

“Nuk ka asnjë negociatë me Edi Ramën. Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë pazar me Edi Ramën. Nuk ka as ndërmjetës dhe as kanale të fshehta mes meje dhe Edi Ramës”, tha Basha.

Kryedemokrati u shpreh se objektivi kryesor i opozitës mbetet largimi i kreut të qeverisë.

Basha shtoi se nuk do të lejohen zgjedhje false pa praninë e opozitës. /k.k/noa.al/

Loading...
loading...
Loading...