Transmetuar më 11-06-2019, 19:21

Lajthitje antikushtetuese të Presidentit Meta e ka quajtur socialisti Taulant Balla vendimin e kreut të shtetit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Balla paralajmëron reagim të Parlamentit, me të cilin Presidenti do të njihet të enjten.

“Zhdekreti Juaj është një lajthitje antikushtetuese, që meriton të gjithë vemendjen e Parlamentit, të cilën do ta keni të plotë të enjten, ku do të miratojmë edhe Rezolutën përkatëse lidhur me lajthitjen në fjalë”, shkruan Balla në rrjetet sociale.

I bindur se zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor, Balla vijon reagimin duke shtuar se dëgjova nga Presidenti Meta që ka qenë i sëmurë në këtë periudhë dhe nuk dëgjon mire”.

Ndër të tjera Balla shkruan se Presidenti nuk ka asgjë në dorë lidhur me datën e zgjedhjeve lokale. /k.k/noa.al/