Transmetuar më 11-06-2019, 19:01

Lulzim Basha u tha sot anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike se objektivi kryesor është largimi i Kryeministrit Edi Rama.

Një gjë e tillë, sipas tij, është kryesore për t’i hapur rrugë garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Basha e sheh si meritë ndalimi e atij që e quan proces fals për zgjedhjet e 30 qershorit.

“Ne ia dolëm që të ndalojmë procesin fals dhe kriminal të 30 qershorit. Tashmë është e qartë që nuk do ketë zgjedhje lokale pa opozitën", u shpreh kreu i opozitës.

Basha shtoi se nuk do të lejohen zgjedhjet pa opozitën.

“Ne duhet të jemi gati të bëjmë detyrën tonë për të mbrojtur demokracinë dhe rendin kushtetues dhe pët të mos pranuar asnjë proces votimi fallco, në shkelje dhe dhunim të Kushtetutës.” u shpreh z. Basha. /k.k/noa.al/