Transmetuar më 11-06-2019, 18:24

Brukseli vlerëson reformën në drejtësi që po implementohet në Shqipëri.

Këtë bindje ka ndarë sot edhe zyrtarja e lartë e BE-së, Federika Mogerini pas takimit që pati në Bruksel me kreun e qeverisë shqiptare.

"Mogherini mirëpret Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në Bruksel sot, duke ndjekur rekomandimet e Komisionit Evropian dhe Këshillin Evropian për hapjen e negociatave, duke pranuar rezultate të prekshme të reformave, në veçanti me reformën në drejtësi", shkruan në Tuiter zëdhënësja e Mogerinit.

Zhvillimet e fundit politike në Shqipëri kanë zënë vend edhe në bisedat e Ramës në Bruksel.

Ndërkohë, mbetet për t’u parë se kur dotë vendoset për çështjen e negociatave. /k.k/noa.al/