Fibromialgia, sëmundja e dhimbjes së të gjithë trupit, çfarë duhet të dini për të
Transmetuar më 11-06-2019, 17:59

Fibromialgia është një sëmundje reumatike që klasifikohet si Sindromi i dhimbjes kronike.

Simptomat që paraqesin janë dhimbjet fizike të rrezatuara në të gjithë trupin, me vëmendje të veçantë në pjesën e shpatullave, krahëve, nyjet dhe kyçeve.

Ato që janë të prekur duhet të mësohen të jetojnë me këto dhimbje edhe pse ka disa trajtime multidisiplinare që synojnë zbutjen e simptomave.

Aspekti tjetër, përveç asaj fizike, është ai psikologjik; në të vërtetë ka vështirësi në gjumë, lodhje dhe depresion.

Këto simptoma trajtohen me antidepresantë të butë dhe një terapi kognitive-sjelljeje që shërben për të lejuar pacientin që të menaxhojë më mirë sëmundjen dhe për të parandaluar relapsin.

Sa më shumë që pacienti kujdeset për veten aq më shumë, terapia do të jetë më efektive.

Gjërat që duhet të dini në lidhje me këtë sëmundje:

Rreth 2-4% e njerëzve mendohet të kenë Fibromialgia.

Kjo sëmundje është më e zakonshme tek femrat se tek meshkujt.

Simptomat përfshijnë kryesisht dhimbje të të gjithë trupit dhe dobësi për të paktën 3 muaj.

Fibromialgia mund të shkaktojë probleme me kujtesën dhe sistemin nervor.

Ende nuk janë gjendur shkaqet specifike që ndikojnë në shfaqjen e kësaj sëmundje.

Reduktimi i stresit, stërvitja e vazhdueshme dhe gjumi i qetë mund t’ju ndihmojnë në parandalimin dhe lehtësimin e sëmundjes.

Sëmundja mund të trajtohet me medikamente, por nuk ka shërim!/b.l/noa.al/

Loading...
loading...
Loading...