Balla: PS e vendosur për shkarkimin e Metës
Transmetuar më 11-06-2019, 17:38

Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla në një deklarate për mediat pas takimit që ka zhvilluar me përfaqësues të Bundestagut gjerman, deklaroi se viti 2019 do të jetë viti i hapjes së negociatave për Shqipërinë.

I pyetur për shkarkimin e mundshëm të presidentit Ilir Meta, Balla u shpreh se PS është e vendosur për të shkarkuar kreun e shtetit, pasi ka kryer një akt antikushtetues.

“PS nuk është tërhequr aspak për të shkarkuar presidentin Meta. Më vjen keq që nuk lexohet siç duhet Rezoluta e Kuvendit. Presidenti i Republikës ka bërë një akt antikushtetues. Akti i paprecedent i presidentit nuk ka asnjë vlerë juridike. Duhet të lemë Kuvendin që të bëjë detyrën që i takon.

Ditën e enjte, Kuvendi i Shqipërisë do të bëjë një debat dhe në fund do të dalë në përfundim. Përballë një akti antikushtetues, duhet një hap ligjor që të dënojë antikushtetueshmërinë. Presidenti mund të ketë shumë dëshira, por jo gjitha dëshirat mund t’i shndërrojë në dekrete”, tha Balla.

Loading...
loading...
Loading...