Transmetuar më 11-06-2019, 14:37

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi tha se kryeministri Edi Rama ka shndërruar Shqipërinë në një narkoshtet në qendër të Europës.

“Ai po provon çdo ditë për shkak të krimit të organizuar. Kryeministri ilegjitim i bandës së Avdylajve ka asgjësuar Gjykatën Kushtuese, Gjykatën e Lartë , Kryeprokurorine e Përgjithshëm. Ka marrë në kontroll organet e drejtësisë për t’i përdorur kundër zgjedhjeve. Gazeta ‘Bild’ provoi se Edi Rama po mban pushtet nga krimi i organizuar dhe bandave. Ai e shndërroi Shqipërinë në një narkoshtet në qendër të Europës”, deklaroi Bardhi.

Sipas Bardhit, “Është pakti i Edi Ramës me krimin dhe një grusht oligarkësh, arsyeja kryesore që  ka rrënuar ekonominë, ka larguar investitorët e huaj dhe ka mbyllur me mijëra biznese të ndershme shqiptare, duke rritur papunësinë, duke penguar hapjen e vendeve të reja të punës, duke detyruar me qindra mijëra shqiptarë të largohen pa shpresë nga vendi i tyre.

Për shkak të paktit të Edi Ramës me krimin, Shqipëria ndodhet sot në një udhëkryq të rrezikshëm, në të cilin demokracia dhe e drejta themelore e qytetarëve për të zgjedhur të lirë qeverisjen që duan, është drejt asgjesimit të plotë”.

Nw fund ai u shpreh se “nuk pranojmë kurrë që Edi Rama të destabilizojë Shqipërinë dhe për të ruajtur me dhunë kriminalitetin e tij. Së bashku me Rininë që e duan Shqipërinë si gjithë Europa po krijojmë aleancën. Së bashku me Rininë do të mbrojmë parimet dhe vlerat themelore të demokracisë. Përmes reformave do t’i japim fund modelit autokritik të Edi Ramës. Boll më, me Shqipërinë që duan ata. Tani është koha për gjithë shqiptarët. “-tha Bardhi./b.l/noa.al/