Transmetuar më 11-06-2019, 14:29
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë në punë përfshiu një emigrant shqiptar, në Montoro, provincë e Avellinos, në Itali.

Shqiptari i moshës 45-vjeçare me iniciale P.Y., mbeti i dëmtuar rëndë këtë të hënë, teksa mblidhte qershi në një fushë.

Shqiptari ndodhej në një shkallë hekuri të lartë katër metra, e cila përdoret për të mbledhur qershitë, kur preku aksidentalisht në disa kavo elektrike.

Ai u dërgua me urgjencë në spitalin ‘San Giuseppe Moscati’ të Avellino, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Në vendin e ngjarjes mbërriti policia, për të zbuluar gjithë sa ndodhi si dhe rrethanat se si punëtori shqiptari ra në kontakt me korrentin. /a.y/noa.al