Rrufeja godet kaskën, motoçiklisti del nga rruga dhe gjen vdekjen
Transmetuar më 11-06-2019, 14:13

Një rrufe goditi kaskën që kishte në kokë, duke bërë që motoçiklisti të humbë kontrollin dhe të dalë nga rruga.

Ndërsa i shpëtoi goditjes së rrufesë, përplasja me motor ishte aq i fortë, sa që 45-vjeçari gjeti vdekjen.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së dielës në Florida, teksa një polic i cili po kalonte në rrugë pa gjithçka.

Vetë patrulla e policisë Florida Highway Patrol publikoi fotografinë e kaskës së dëmtuar nga rrufeja që goditi në kontenë e Volusia.

Policia nuk e bëri me dije emrin e viktimës, por konfirmoi vetëm se bëhet fjalë për një 45-vjeçar nga Karolina e Jugut, shkruan noa.al.

Florida njihet si një prej vendeve që goditen më shumë nga rrufetë për shkak të klimës së nxehtë dhe të lagësht. /a.y/noa.al

Loading...
loading...
Loading...