Transmetuar më 11-06-2019, 13:41

Rrezikoi jetën gjatë një aksidenti, por pikërisht teksa ishte i shtrirë në tokë pa ndjenja, e grabitën. Dean Millers përfundoi në koma, pasi u përplas me makinë nga një grua, ndërsa i riu tentonte të kalonte rrugën.

29-vjeçari anglez ndodhej në Spanjë me pushime, kur kishte dalë për të blerë biskota për vajzat e tij, por në dalje të dyqanit e përplasi makina duke i thyer 26 kocka, dhe për pasojë edhe të dyja këmbët.

Si të mos mjaftonte, menjëherë pas përplasjes, teksa ishte i shtrirë në tokë, e grabitën, ku i morën portofolin me para dhe sendet me vlerë që kishte me vete.

Duke qenë se gjendja e të shoqit nuk po ndryshonte dhe se makineritë e mbanin në jetë, gruaja u detyrua që ë kthehej në Angli bashkë me vajzat.

“Fatmirësisht nuk ka dëmtuar shtyllën kurrizore. Fola fare pak me të, e di që është në Spanjë dhe mban mend që ishim në plazh, por vetëm kaq”, tregon gruaja Emily Clarke 24 vjeçe, lidhur me ngjarjen e ndodhur në 21 maj, shkruan noa.al.

Gruaja vijon të qëndrojë në Angli, dhe informohet me të shoqin vetëm nëpërmjet telefonit. Tashmë familja e saj ka nisur një fushatë për të mbledhur fonde për të mbuluar shpenzimet mjekësore të të riut, por edhe udhëtimin e saj drejt Spanjës, pasi të shoqit do i duhet të qëndrojë gjatë në spital. /a.y/noa.al