Transmetuar më 11-06-2019, 13:32

Një 24 vjeçar shqiptar është gjendur i vdekur ditën e djeshme brenda makinës së tij në Venecia të Italisë.

Mediat italiane raportojnë, se i riu jetonte në zonën e Pordenones dhe është gjendur në një parking në zonën e quajtur San Donà di Piave.

Sipas policisë italiane, shkak mund të jetë një mbidozë ose vdekje e ardhur nga drogë me efekt vdekjeprurës. Ndërkaq, autoriteteve përkatëse do t’u duhet kryerja e një autopsie për konfirmimin e shkakut.

Menjëherë pas rastit policia ndërmori operacione kontrolli në zonë dhe arrestoi para linjës hekururodhe një shpërndarës heroine.

Shtetasi nigerian është shoqëruar në komisariat. Atij iu sekuestruan 2 qese me 20 gramë heroinë.

Nuk dihet nëse i arrestuari ka lidhje me vdekjen e shqiptarit i cili është viktima e disatë që humb jetën nga overdoza, shkruajnë mediat italiane.

Dyshimet e para janë se nigeriani i ka shitur drogën vdekjeprurëse të riut shqiptar i cili pasi e ka përdorur ka humbur jetën fatalisht. /b.l/noa.al/