Transmetuar më 11-06-2019, 12:17

Një operacion i policisë së Elbasanit i koduar “Floriri” ka vënë në pranga një person, të dyshuar për së paku tre raste të vjedhjes me dhunë të varëseve të floririt.

Si rezultat i hetimeve intensive u bë arrestimi i 32-vjeçarit G.V., banues në Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “5 Maji”, Elbasan, dyshohet se ka vjedhur me dhunë varësen nga qafa të një shtetaseje që po kalonte në rrugë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se i riu është autor edhe i dy vjedhjeve të tjera me dhunë, konkretisht:

Ai akuzohet se më 15 maj në lagjen “Luigj Gurakuqi” Elbasan, dyshohet se i ka vjedhur me dhunë varësen e floririt shtetases A. B.

Sakaq ditën e djeshme, më datë 10 qershor në lagjen “5 Maji” Elbasan, dyshohet se ka i vjedhur me dhunë varësen e floririt shtetases V.B. Në videon më poshtë mund të shihni pamjet se si i riu tenton të largohet me vrap, pas vjedhjes së bërë gjatë kësaj të hëne.

Aktualisht vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjeve të tjera të vjedhjes me dhunë që dyshohet se janë kryer nga 32-vjeçari.

Po ashtu po punohet edhe për identifikimin e personave të tjerë me të cilët bashkëpunonte për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale. /a.y/noa.al