U morr peng për disa orë nën kërcënimin e armës, pse u arrestua i riu në Peqin
Transmetuar më 11-06-2019, 10:37
Foto ilustruese

Një djalë i ri është vënë në prangat e policisë së Peqinit, pak pasi ishte mbajtur peng nga një person.

Nga ana e policisë së Peqinit u bë arrestimi i 28-vjeçarit I.Q., banues në Bulqizë, për veprën penale “Veprimet që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e L.Rr., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se L.Rr., në një banesë të braktisur në Peqin ka mbajtur për disa orë nën kërcënimin e armës së zjarrit pistoletë për motive ende të paqarta të dyshuarin I.Q.

Mirëpo policia bëri arrestimin e 28-vjeçarit pas denoncimit, për shkak se nuk bashkëpunoi mbi motivet e ngjarjes.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes, si dhe për kapjen dhe arrestimin e shtetasit të shpallur në kërkim. /a.y/noa.al

Loading...
loading...
Loading...