Transmetuar më 11-06-2019, 10:13
Foto ilustruese

Tentoi të digjte më lëndë djegëse një person, por vihet në prangat e policisë.

Kështu mbrëmjen e kësaj të marte është bërë arrestimi i I.R., 65 vjeç, banues në Nr.6, Durrës.

Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se për motive të dobëta ka tentuar të djeg me lëndë djegëse 67-vjeçarin K. Sh.

Për shkak të djegieve të pësuara, i dëmtuari u transportua në spital ku dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. /a.y/noa.al