Transmetuar më 11-06-2019, 08:40
Foto ilustruese

Identifikohet personi i cili u gjet i mbytur në bregun e Durrësit, pak pas mesditës së kësaj të hëne.

Nga hetimet e kryera është mësuar se kush është i moshuari i cili u gjet i mbytur në det, pranë lagjes Nr.13.

Identifikimi është bërë nga familjarët e tij, të cilët janë njoftuar nëpërmjet medias pas njoftimit të dhënë nga policia.

Kështu rezulton se trupi i pajetë i përket 86-vjeçarit Nikoll Petoku, banuese në lagjen Nr.15, Durrës.

Dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale, teksa po punohet për të zbuluar shkakun e mbytjes. /a.y/noa.al

Durrës, gjendet trupi i një personi të mbytur në det