Transmetuar më 10-06-2019, 23:59

Repri i njohur dhe shumë i dashur për publikun shqiptar Ledri Vula në nëtor të 2018 bleu një vilë në zonën e Vip-ave me vlerë mbi 200 mijë euro në një nga zonat më të njohura të Kosovës, në Brezovicë.

Dhe vetëm pak muaj më vonë vijnë pamjet e para të arredimit  nga vila luksoze e reperit dhe të gjithë mbetën gojëhapur.

Kamera e programit “My Living” përcjell pamjet e shtëpisë ku reperi jeton me familjen e tij.

Xheraldina, e ëma e Ledrit shoqëroi kamerën në ambientet e ndryshme të shtëpisë, me arredimin e së cilës është marrë vetë ajo.

Në përgjithësi mbizotërojnë ngjyrat e ndezura si bluja, portokallija apo e verdha dhe e kuqja.