Kocijançiç: Palët politike të ulen urgjent për dialog, të ruhet e drejta kushtetuese
Transmetuar më 10-06-2019, 23:43

Maja Kocijancic, zëdhënësja e Bashkimit Evropian, është shprehur se është duke ndjekur me kujdes zhvillimet e fundit politike në Shqipëri.

Kocijancic tha për “Abcnews“, se situata e krijuar në Shqipëri duhet të trajtohen nga institucionet në përputhje me legjislacionin dhe duke respektuar kushtetutën e vendit.

“Kjo është një çështje që institucionet shqiptare duhet ta trajtojnë në përputhje me legjislacionin dhe jurisprudencën ekzistuese, në respekt të plotë të parimeve kushtetuese dhe demokratike”.

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian tha se palët politike duhet të ulen urgjent në një tryezë dialogu, në mënyrë që t’i japin fund krizës politike në vend.

“Tani është thelbësore që të ruhet e drejta kushtetuese e qytetarëve shqiptarë për të votuar në zgjedhjet lokale dhe për të siguruar vazhdimësinë e qeverisjes lokale. Ne përsërisim thirrjen tonë nga të gjitha palët që të angazhohen urgjentisht në një dialog konstruktiv për të kapërcyer situatën aktuale politike”.

Ndërkohë, Kocijancic nuk i dha përgjigje pyetjes në lidhje me vendimin e  presidentit Ilir Meta për të anuluar datën e zgjedhjeve, si dhe paralajmërimin e qeverisë për të shkarkuar presidentin.

Loading...
loading...
Loading...