Transmetuar më 10-06-2019, 21:19

Një konflikt për motive të dobëta ka shkaktuar një ngjarje të rëndë në fshatin Kërkovë të Vlorës.

Dy vëllezër janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.

Në gjaknxehtësi e sipër njëri prej tyre e ka qëlluar vëllanë me një mjet pune, shat, duke e plagosur rëndë.

Protagonistë të ngjarjes janë shtetasit A. T., rreth 55 vjeç, dhe H. T., 60 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Vlorës, në gjendje kritike për jetën.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka bërë shoqërimin e shtetasit A. T, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po kryen veprimet në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /k.k/noa.al/