Transmetuar më 10-06-2019, 19:41

Pesë shqiptarë, pjesë e një grupi grabitësish në Greqi, kanë rënë në prangat e policisë së vendit fqinj.

Ata ishin kthyer në tmerr për futbollistët, teksa vidhnin banest e tyre.

Të prangosurit janë Albert Gjergji, Agida Gjergji, Anton Gjergji, Nikolin Gjergji dhe Bardhok Gjergji, dhe akuzohen për 33 vjedhje banesash, prej të cilave 9 kanë qenë të futbollistëve.

Ata merrnin kryesisht sende me vlerë, para dhe veshje, ndërsa për t’u larguar përdornin dy automjete.

Po ashtu tregoheshin mjaft të kujdesshëm për të mos lënë asnjë gjurmë në vendin e ngjarjes. /k.k/noa.al/