Transmetuar më 10-06-2019, 15:49

Gjykata për Krime të rënda dënoi me 35 vite burgim Çelnik Shahollin, të cilin e cilësoi fajtor për vrasjen e gruas Ardiana Shaholli, 40 vjeçe.

Ai u shfaq i penduar në sallën e gjyqit dhe këmbënguli se krimi ndodhi aksidentalisht, pas një debati që kishte patur me bashkëshorten.

E gjithë ngjarja e rëndë ndodhi pas një debati të ashpër mes viktimës dhe autorit në banesën e tyre në lagjen 15 në Spitallë. Çifti ishte në vështirësi ekonomike, ata kishin 6 fëmijë dhe konfliktet mes tyre kishin disa kohë që kishin nisur.

Në momentin që burri dhe gruaja janë grindur nuk kanë qenë fëmijët në banesë. Në atë kohë Çelniku pasi e ka goditur bashkëshorten ka shkuar vetë në polici ku ka thënë se nuk e ka ditur që e ka qëlluar për vdekje.

Nga hetimet u provua se Celnik Shaholli e dhunonte rregullisht gruan, të cilës i kërkonte edhe të linte punën, pasi ishte xheloz. Ardiana Shaholli ishte e vetmja që siguronte të ardhura për familjen, ndërsa i shoqi që tashmë do vuajë 35 vite burgim, ishte përdorues i alkolit dhe i papunë./b.l/noa.al/