“Dosja 339”, mbyllen hetimet për ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve
Transmetuar më 10-06-2019, 14:16

Kanë përfunduar hetimet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda edhe për grupin e dytë të të pandehurve për dosjen "339".

Në grupin e dytë janë 6 të pandehur, mes tyre ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Arben Çuko dhe ish-shoferi i tij Qerim Musha. Ky i fundit dyshohet se është i implikuar në ryshfetin që u merrej të dënuarve për lejet dhe transferime.

Të pandehurit akuzohen për korrupsion aktiv dhe pasiv i zyrtarëve të lartë.

Më herët organi i akuzës ka dorëzuar në gjykatën e krimeve të rënda pjesën e parë të dosjes "339" me 12 të pandehur.

Të pandehur në këtë dosje janë: Ramadan Dushaj, Rezart Çaçani, Fatbardh Gostini, Neritan Saraçi, Ardit Haxhagiqi, Gentjan Marku, Oltion Noka, Fation Marku, Samuel Ndoka, Vilson Ndoka, Elis Guri, Luan Boça.

Ndërkohë vijojnë hetimet për 339/1 ku hetohet shitblerja e votave, dhe ku është i përfshirë dhe kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Kujtojmë se gjatë operacionit Vol-vo katër që është pjesë e dosjes 339 ranë në pranga pjestarë të tre grupeve kriminale, mes tyre dhe ish-deputetët e PS-së Arben Ndoka dhe Arben Çuko, si dhe grupi i Avdylajve në Shijak./b.l/noa.al/

Loading...
loading...
Loading...