I njihni këta fëmijë? Sot janë dy prej personazheve më të njohur të showbiz-it
Transmetuar më 10-06-2019, 12:59

Tashmë është kthyer në trend që VIP-at postojnë shpesh foto nga fëmijëria… Në fakt, kush nuk bëhet nostalgjik herë pas here kur hap albumet e vjetër?

Për 25-vjetorin e Beatrix Ramosajt, vëllai i saj Albani nxori nga arkivat fotot më të bukura të fëmijërisë së tyre dhe i ndau me të gjithë, së bashku me një urim për të motrën.

Albani dhe Beatrixi fëmijë nuk ngjajnë aspak me ata që të gjithë njohim sot dhe nuk do të mund t`i dallonim kurrë që në këto foto ishin pikërisht ata, nëse nuk do t`i kishte postuar Albani.

Dy këngëtarët kanë shumë pak diferencë moshe me njëri-tjetrin dhe gjithmonë kanë treguar se kanë një marrëdhënie të ngushtë së bashku.

Loading...
loading...
Loading...