Transmetuar më 10-06-2019, 09:21

Andresa Ambrosio është kthyer në një nga personazhet më të dashur për publikun me çiltërsinë e saj në komunikim, por edhe me bukurinë e elegancën.

Prej nëntë vitesh jeton në Shqipëri dhe e shohim çdo të diel në ekran, mirëpo së fundmi nga brazilania kemi një lajm të bukur.

“Edhe pak kam një surprizë. Në fund të vitit…”, tha Andresa në një intervistë për “Thumb”.

Teksa u insistua për të mësuar më shumë, ajo tha, “Një surprizë për shqiptarët.

Në fund të vitit, nëse Zoti do, unë marr nënshtetësinë shqiptare”.