Shqiptari i papunë dhe italiania mes makinave luksoze, iu bllokohen 1.6 milionë euro
Transmetuar më 10-06-2019, 09:12
Foto ilustruese

Një shqiptar i cili jetonte në Piemonte të Italisë, ishte lidhur prej 15 vitesh me një italiane.

Çiftit iu sekuestruan nga autoritetet e shtetit fqinj, 1.6 milion euro pasuri, si banesa, makina luksoze dhe llogari bankare.

Gjithçka pas dyshimeve se 54-vjeçari Pazait Kasaj i cili rezultonte i papunë, ndryshonte vazhdimisht makinat luksoze, duke bërë që ndaj tij të nisin hetimet.

Kështu policia italiane Zbuloi se Kasaj ishte dënuar më parë për vjedhje dhe trafik droge, madje në vitin 1998 ishte kapur me 245 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa.

Jo vetëm kaq, por ndonëse rezultonte i martuar me një grua italiane, gjatë kohës që ishte dënuar dhe kishte qenë në burg, fitimet i kishte kaluar tek një 44-vjeçare italiane, me të cilën kishte një lidhje jashtëmartesore.

Po ashtu gruaja në fjalë ishte dënuar për mashtrim. /a.y/noa.al

Loading...
loading...
Loading...