Atentat me armë zjarri në Tepelenë, si u plagos i riu
Transmetuar më 10-06-2019, 08:39

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tepelenë, duke bërë që një person të mbetet i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Turan, në rrethana ende të paqarta.

Noa.al mëson se rreth orëve të para të mëngjesit të kësaj të hëne në hyrje të fshatit Turan, Saimir Gjoka, 30 vjeç, është qëlluar me armë zjarri.

Gjithçka ka ndodhur teksa Gjoka udhëtonte me makinë, duke bërë që të humbë drejtimin e mjetit.

Për pasojë i riu është plagosur në krahë, si pasojë e përplasjes së mjetit, por pa u prekur nga plumbat.

Aktualisht në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e plotë të gjithë sa ka ndodhur si dhe për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit. /a.y/noa.al

Loading...
loading...
Loading...