Transmetuar më 10-06-2019, 07:55

Çifti i njohur Naim Abazi dhe Mihrie Braha prej shumë vitesh janë të martuar dhe shpesh shfaqen bashkë në skenë.

Ditën e djeshme të ftuar në emisionin “E diell”, ata janë bërë pjesë e rubrikës “Këndi i së vërtetës”.

Por ndryshe nga herët e tjera kur moderatorja drejtonte pyetjet këtë herë Naimi dhe Mihrija i kanë drejtuar pyetje njëri tjetrit.

Çifti i njohur ka treguar se edhe pse kanë kaluar 20 vjet vazhdojnë të ruajnë dashurinë dhe kiminë mes tyre.

Mihrije i ka drejtuar një pyetje pikante Naimit, i cili ka shkrirë së qeshuri publikun me përgjigjen.

“Të pëlqej më shumë e veshur apo e zhveshur?”, e pyet këngëtarja, ndërkohë që bashkëshorti i saj ia ktheu, “Të zhveshur të pëlqej gjithmonë, por kur dalim jashtë vishu”. /a.y/noa.al