Transmetuar më 09-06-2019, 23:06

Kukës, 9 qershor 2019 NOA.al – Një aksident automobilistik ndodhi mbrëmjen e sotme në rrugën e Kombit.

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Kukës-Morin, ku shtetasi kosovar S.S., banues në Prishtinë, duke drejtuar mjetin tip "Volvo", ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me trafik ndarësen.

Për pasojë është dëmtuar pasagjeria shtetësja F.S., bashkëshortja e drejtuesit të mjetit.

E dëmtuara është dërguar për mjekim në spitalin e Kukësit, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe Policia Rrugore po punojnë për shkaqet e aksidentit dhe dokumentimin e ngjarjes.