Portugalia shkruan historinë, fiton trofeun e Ligës së Kombeve
Transmetuar më 09-06-2019, 22:57

Portugalia shpallet kampione e Ligës së Kombeve.

Kombëtarja portugeze ka arritur të triumfojë në ndeshjen e luajtur mbrëmjen e sotme përballë Holandës.

Takimi Portugali-Holandë, përfundoi me rezultatin 1-0.

Goli i vetëm në këtë takim u realizua nga sulmuesi i Valencias, Goncalo Guedes, në minutën e 60’ të pjesës së dytë. 

Ky ishte edicioni i parë i Ligës së Kombeve dhe në këtë mënyrë Portugalia ka bërë historinë duke shkruajtur emrin e para në këtë triumf./a.k/noa.al/

Loading...
loading...
Loading...