Transmetuar më 09-06-2019, 19:31

Prangoset një shqiptar në greqi, i cili akuzohet për veprime të turpshme.

Mediat greke shkruajnë se autoritetet në Janinë kanë vënë në pranga një shqiptar 34-vjeçar, i cili akuzohet se ngacmonte seksualisht femrat e reja, në zonën Kalutsiani pranë shtëpisë së pleqve.

Prej disa ditësh mediat vendase shkruanin për këtë person që që sulmonte vajazat dhe gratë duke i terrorizuar ato me ngacmime seksuale.

Pas arrestimit doli se shqiptari kishte një të kaluar lidhur me krimin.

Mediet vendase raportojnë se ai ka pranuar ngacmimin ndaj dy vajzave, identiteti i të cilave nuk bëhet i ditur, por pohoi se ato ishin të vetmet.

Materialet përkatëse i janë dërguar Prokurorisë së Janinës.